Doktor Lekë Lleshi është drejtori i ri i Spitalit të Pukës. Ai u prezantua para stafit mjekësor nga drejtori i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për rajonin e veriut, Edmond Ndou.
Lleshi, i cili deri së fundmi shërbente si mjek në këtë spital, ka drejtuar më herët edhe Qendrat Shëndetësore të Qelzës dhe Fushë-Arrëzit. Në këtë detyrë ai zëvendëson Qazim Arifajn.
Gjatë prezantimit, Ndou theksoi se sfidat kryesore të drejtimit të ri janë përmirësimi i kushteve, rritja e standardeve dhe garantimi i një shërbimi shëndetësor sa më cilësor për qytetarët.

