Morinë/ Të dënuar me nga 15 vite burg në Gjermani për vjedhje me dhunë, arrestohen dy kosovarët në kufi

Publikuar me datë:

Dy shtetas nga Kosova, të identifikuar me inicialet G. M., 22 vjeç, dhe F. B., 24 vjeç, janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës, në Kukës, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

Të dy, banues në Vushtrri, ishin dënuar nga Gjykata e Erfurtit në Gjermani, më 1 qershor 2026, me nga 15 vite burg secili, për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”.

Arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, ndërsa Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, po vijon procedurat për finalizimin e ekstradimit.

Njoftimi i Policisë:

Morinë, Kukës

Kontrolle intensive, bazuar në analizën e riskut, për kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për vjedhje me dhunë, kapen në Morinë dy shtetas kosovarë, të dënuar me nga 15 vite burg secili.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në kuadër të operacionit “Wanted”, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi dy shtetas kosovarë, konkretisht:

G. M., 22 vjeç, dhe F. B., 24 vjeç, të dy banues në Vushtrri, Kosovë.

Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Erfurtit, Gjermani, më datë 01.06.2026, i ka dënuar me nga 15 vite burgim secilin, për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”, të parashikuara nga Kodi Penal Gjerman.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, Gjermani, vijon punën për finalizimin e ekstradimit të këtyre shtetasve drejt Gjermanisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related