Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka reaguar kundër planit për depozitimin e mbetjeve urbane të 21 bashkive të vendit në landfillin e Bushatit, duke e cilësuar projektin të papranueshëm për Shkodrën.
Sipas Hotit, i njëjti parashikim është përfshirë edhe në projektbuxhetin e vitit 2027, në aneksin 6, pika 3, pavarësisht kundërshtimeve të ngritura më herët në komisionet parlamentare dhe në Kuvend.
Deputeti tha se e ka kundërshtuar këtë projekt që në dhjetor të vitit 2025 dhe se, megjithëse është premtuar të mos vijojë, ai është përfshirë sërish në dokumentin buxhetor.
Hoti theksoi se Shkodra nuk mund të mbajë barrën e depozitimit të mbetjeve të një pjese kaq të madhe të Shqipërisë.
“Shkodra nuk mund të kthehet në një landfill për gjithë mbetjet e gjithë Shqipërisë. Është absurde, është e papranueshme”, deklaroi ai.

