Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare Bashkim Zeneli, ish-ambasadori i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi

Publikuar me datë:

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Bashkim Zeneli, diplomat, politikan, gazetar dhe publicist i njohur shqiptar.

Zeneli ka pasur një karrierë të gjatë në shërbim të diplomacisë dhe politikës shqiptare. Ai ka përfaqësuar Shqipërinë si ambasador në Gjermani dhe Greqi.

Gjatë karrierës së tij, Zeneli ka qenë gjithashtu deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i Këshillit Politik të Partisë Socialiste. Ai është angazhuar edhe në gazetari e publicistikë, duke kontribuar me shkrime, analiza dhe botime mbi zhvillimet politike e diplomatike.

Në vitin 2018, Presidenti i atëhershëm i Republikës, Ilir Meta, e dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh”, në vlerësim të kontributit të tij në politikën e jashtme, gazetari, publicistikë dhe përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë.

Zeneli ishte edhe autor i disa librave me kujtime dhe analiza diplomatike, mes tyre “Për Gjermaninë” dhe “Miqësi e trazuar”, ku trajtoi përvojën e tij në diplomaci dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related