Imeldi Sokoli: Bushati, koshi i plehrave i Shqipërisë

Publikuar me datë:

Imeldi Sokoli ka reaguar lidhur me parashikimet në projektbuxhetin e vitit 2027 për transfertat ndaj bashkive, me qëllim transportimin e mbetjeve drejt landfillit të Bushatit.

Sipas tij, këtij landfilli pritet t’i shtohen edhe bashkitë e qarqeve Elbasan dhe Fier, krahas atyre të Lezhës dhe Shkodrës. Një zgjerim që, sipas Sokolit, bën që mbetjet e rreth një të tretës së territorit të Shqipërisë të përfundojnë në të njëjtin landfill.

Në reagimin e tij, Sokoli ngre pikëpyetje mbi qëndrimin e bashkive të qarkut Shkodër, deputetëve socialistë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndotjen e shtuar dhe mungesën e kërkesave për llogari ndaj qeverisë.

Ai e konsideron këtë politikë si një zhvendosje të problemit nga një territor në tjetrin, duke ironizuar se parimi “ndotësi paguan” është zëvendësuar me parimin që ndotësi ia kalon mbetjet dikujt tjetër.

Reagimi i plotë

Po lexoj që në projektbuxhetin e shtetit 2027 parashikohen transfertat ndaj bashkive për të transportuar mbetjet në Ladfillin e Bushatit…

Janë Bashkitë e Qarkut Elbasan dhe Fier që i shtohen Bashkive Të Qarkut Lezhë dhe Shkodër që depozitojnë mbetjet në këtë landfill që i bie rreth 1/3 e territorit të Shqipërisë.

Në këtë kontekst kto Bashkitë e Qarkut Shkodër a kanë ndonjë kërkesë llogarie karshi qeverisë për ndotjen e shtuar apo janë tredhur?! Po kto deputetet e PS po Ministri i Infrastrukturës dhe i Energjisë?!

Nga parimi ndotësi paguan kemi kalu tek parimi ndotësi i heq nga vetja ja çon dikujt tjetër… pse jo kur pushtetarët i kemi memeca dhe punonjës partie që kanë më të madh interesin e karriges se sa vendit…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related