Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrja Gërvalla: Nuk u vra pa paralajmërime. Përgjegjësit institucionalë do përgjigjen

Publikuar me datë:

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se raporti për trajtimin institucional të rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor, tashmë i është përcjellë kryeministrit.

Dokumenti, i hartuar nga Zyra e Koordinatores për Familje, Dhunën ndaj Grave dhe Dhunën me Bazë Gjinore, pasqyron veprimet e institucioneve që nga denoncimi i parë i viktimës më 10 korrik 2026 e deri në ditën kur ajo u vra.

Megjithatë, raporti nuk konsiderohet ende përfundimtar. Sipas Gërvallës, disa institucione nuk kanë dorëzuar të gjitha materialet dhe përgjigjet e kërkuara, ndërsa dokumentacioni i siguruar deri më tani evidenton probleme serioze në trajtimin e rastit dhe vonesa në reagimin institucional.

Ministrja theksoi se vrasja e Zekajt nuk ishte një ngjarje pa paralajmërime, pasi institucionet kishin qenë të informuara për kërcënimet dhe rrezikun që i kanosej asaj.

Nga të dhënat e raportit rezulton se më 10 korrik, Arlinda Zekaj ishte paraqitur në polici, ku kishte denoncuar dhunën fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti. Në deklarimin e saj kishte përmendur edhe kërcënimet, si dhe faktin se bashkëshorti posedonte armë me leje.

Ajo kishte ngritur gjithashtu shqetësimin se, ndonëse ishte bashkëpronare e shtëpisë, nuk po lejohej të hynte në pronën e saj për shkak të kundërshtimit të bashkëshortit dhe familjarëve të tij.

Situata kishte vijuar edhe në muajt pasues. Më 7 shtator, Zekaj iu drejtua Gjykatës Themelore në Pejë për të kërkuar urdhër emergjent mbrojtjeje. Po atë ditë, ajo i kishte dërguar gjykatës një mesazh, përmes të cilit kishte shprehur frikën se mund t’i rrezikohej jeta.

Rasti ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si policia, gjykata dhe institucionet e tjera i trajtuan paralajmërimet e viktimës dhe nëse ishin ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur atë.

Pritet që dokumentacioni shtesë të ndihmojë në sqarimin e plotë të përgjegjësive dhe veprimeve institucionale para vrasjes së Arlinda Zekajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kapet në Maqedoni, Bilal Kara dhe Geriana Arapi, 2 drejtuesit e spitalit ‘Sante Plus’! Akuzohen për mashtrim

Nga Elton Qyno Syri.net Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, Bilal...

Tragjedia në Kapadokia/ Tre të vdekur nga shembja e “oxhakut të zanave”, mes tyre çifti i sapomartuar

Një ngjarje tragjike ka tronditur rajonin turistik të Kapadokisë...

Imeldi Sokoli: Bushati, koshi i plehrave i Shqipërisë

Imeldi Sokoli ka reaguar lidhur me parashikimet në projektbuxhetin...