Pas Ekonomikut, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Drejtësisë: Bashkohuni me ne! 

Publikuar me datë:

Studentët vijojnë protestën në Tiranë. Pas Ekonomikut, të rinjtë kanë nisur marshimin drejt Fakultetit të Drejtësisë, në kuadër të bojkotit të mësimit dhe protestave kundër qeverisë.

Studentët kanë lënë auditorët për t’iu bashkuar protestës, duke u bërë thirrje edhe të rinjve të tjerë që të marrin pjesë në lëvizje.

Bojkotit i janë bashkuar studentë nga disa institucione të arsimit të lartë, përfshirë Fakultetin e Mjekësisë, Ekonomikun, Drejtësinë dhe Universitetin Politeknik. Në protestë janë përfshirë edhe gjimnazistë, ndërsa kërkesat e të rinjve lidhen me përmirësimin e kushteve në arsim dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Studentët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj situatës në vend, ndërsa pas përplasjeve të ditëve të fundit, kërkesat e tyre janë shoqëruar edhe me thirrje për dorëheqjen e qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

‘Pse na mësoni të ikim!’ Studentët rikthehen tek MAS, grafite në mur

Studentët janë rikthyer para minsitrisë së Arsimit ku po...

Humbi zgjedhjet presidenciale në Brazil, Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA pas largimit nga vendi

Senatori brazilian Flavio Bolsonaro mbërriti në Miami të mërkurën,...

Vëllai i Igli Tares, Agron Tare paraqitet në SPAK

Agron Tare, vëllai i ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare dhe...