Zbardhen detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të hënë nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, në një kohë kur prej dy javësh vendi po përballet me protesta intensive të studentëve.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se gjatë mbledhjes, kryeministri u ka prezantuar deputetëve socialistë paketën e masave të bërë publike një ditë më parë.
Një tjetër çështje e diskutuar në mbledhje ka qenë edhe buxheti i shtetit. Sipas raportimit, Rama u ka bërë të ditur deputetëve se projektbuxheti pritet të kalojë për miratim në qeveri gjatë kësaj jave.
Mbledhja e socialistëve zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa protestat e studentëve kundër qeverisë vijojnë prej 14 ditësh, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

