Më pak policë në terren, por autoboti në gatishmëri! Kamera me rezolucion të lartë në tarracë, ndryshon strategjia e policisë para Kryeministrisë

Publikuar me datë:

Ditën e 13-të të protestës studentore, rreth Kryeministrisë në Tiranë vihet re një prani më e vogël e policisë, ndërsa masat e sigurisë përreth ndërtesës qeveritare mbeten të forta dhe të dukshme.

Mbikëqyrja është përforcuar nga kamerat me rezolucion të lartë që janë vendosur në tarracën e Kryeministrisë, duke mundësuar vëzhgimin dhe identifikimin e pjesëmarrësve në protestë.

Në krahasim me ditët e shkuara, numri i efektivëve të policisë në terren është më i ulët. Sidoqoftë, mjeti i ujit për shpërndarjen e turmave mbetet i gatshëm në rast se situata përkeqësohet. Duket se policia ka ndryshuar qasje, pasi sot qytetarët janë lejuar të grumbullohen përpara Kryeministrisë, ndryshe nga një ditë më parë.

Rritja e masave të sigurisë vjen si pasojë e përplasjeve të ndodhura në protestat e kaluara, ku ka pasur të plagosur dhe janë ngritur akuza për përdorim disproporcional të forcës nga ana e policisë.

Ndër episodet më të rënda mbetet incidenti me 28-vjeçarin Erjon Vishkulli, që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës më 24 tetor dhe është dërguar në Itali për trajtim të specializuar.

Edhe sot, protestuesit janë rikthyer përpara Kryeministrisë, pasi kanë marshuar nga Ministria e Arsimit, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit të sotëm nuk kanë munguar as momentet e tensionuara, ku disa protestues i kanë vënë flakën karrigeve të vendosura nga kryeministri para godinës si simbol i një ftese për dialog.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tensione para Kryeministrisë/ Policia largon mediat nga zona, përplasje mes efektivëve dhe gazetarëve

Gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kryeministrisë në Tiranë,...

Përplasje para Kryeministrisë, policia shoqëron disa protestues

Para Kryeministrisë në Tiranë është shënuar një përshkallëzim i...

Tensione mes protestuesve, njëri kërkon dialog, por të tjerët ndërhyjnë dhe përshkallëzojnë situatën

Ditën e trembëdhjetë të protestës, përpara Kryeministrisë në bulevardin...