Ergi Borshi ndahet nga Vllaznia pas 5 vitesh: “Nuk ishte dëshira ime, peng mbetet titulli kampion”

Publikuar me datë:

Ergi Borshi nuk do të jetë më pjesë e stafit teknik të Vllaznisë. Pas pesë vitesh në klubin shkodran, ish-zëvendëstrajneri ka njoftuar largimin përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku lë të kuptohet se ndarja nuk ka ardhur me dëshirën e tij.

“Edhe pse pa dëshirën teme, futbolli i pranon të gjitha”, shkruan Borshi, duke shprehur emocionet për fundin e një kapitulli të rëndësishëm në karrierën e tij.

Gjatë këtyre pesë viteve, ai ka qenë pjesë e skuadrës së zemrës, duke kontribuar në rrugëtimin e kuqebluve. Në mesazhin e tij të lamtumirës, Borshi ka falënderuar tifozët, futbollistët dhe bashkëpunëtorët me të cilët ka ndarë këtë eksperiencë, duke përmendur në mënyrë të veçantë Vioresin Sinanin dhe ish-trajnerin Edi Martini.

Pavarësisht viteve të kaluara në klub, një objektiv i parealizuar i mbetet peng. “Pengu i vetëm mbetet ai titull kampion”, shprehet ai, duke iu referuar trofeut që nuk arriti ta fitonte me Vllazninë.

Mirënjohje të veçantë Borshi ka shprehur edhe për grupimin e tifozëve Vllaznit Ultras, të cilët i vlerëson për mbështetjen e vazhdueshme ndaj skuadrës, edhe në periudhat e vështira.

Në mbyllje të mesazhit, ish-zëvendëstrajneri thekson se largimi nga detyra nuk do të thotë shkëputje nga klubi me të cilin ka një lidhje të fortë emocionale.

“Nuk po ju them lamtumirë, sepse Vllaznia për mu nuk asht thjesht nji vend pune. Asht pjesë e jetës teme, asht shtëpia jeme”, shkruan Borshi.

Ndarja pas pesë vitesh dhe pohimi se largimi nuk ishte zgjedhja e tij e bëjnë këtë mesazh më shumë se një përshëndetje të zakonshme, duke lënë pas edhe pengun për titullin kampion që nuk u arrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tensione mes protestuesve, njëri kërkon dialog, por të tjerët ndërhyjnë dhe përshkallëzojnë situatën

Ditën e trembëdhjetë të protestës, përpara Kryeministrisë në bulevardin...

“Për kurimin në Itali paguam me kursimet tona”, motra e Erjon Vishkullit kundërshton Ramën: Shpenzimet i mbuloi familja dhe miqtë, jo shteti

Motra e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës studentore në Tiranë, ka reaguar publikisht duke përgënjeshtruar pretendimet se shteti shqiptar ka mundësuar dërgimin e tij në Itali për trajtim të specializuar. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka sqaruar se transferimi i të riut drejt […]