Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Dobraç të Shkodrës, ku shtetasi S. S., 76 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij. Sipas të dhënave fillestare nga hetimet, dyshohet se ai ka kryer vetëdjegie duke përdorur benzinë, çka ka sjellë vdekjen e tij nga plagët e marra. Trupi i të ndjerit është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.
Ndërkohë, në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, një zjarr ka përfshirë banesën e shtetasit A. L., 57 vjeç. Si rezultat i flakëve janë dëmtuar orenditë e një dhome, ndërsa pronari ka pësuar asfiksi dhe aktualisht ndodhet nën trajtimin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër. Hetimet paraprake sugjerojnë se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.

