Një protestues ka shfaqur probleme serioze shëndetësore gjatë përplasjeve me policinë në Tiranë, ku deputeti demokrat i Shkodrës, Kliti Hoti, ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Hoti, i cili është mjek me profesion, është afruar menjëherë pranë qytetarit dhe i ka ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pas ndërhyrjes së deputetit, protestuesi është transportuar drejt spitalit për të marrë trajtim të mëtejshëm.

