Kanosi me thikë menaxherin e supermarketit për ta vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Korçë

Publikuar me datë:

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme në një supermarket në lagjen 10 të qytetit.

Sipas të dhënave, një 40-vjeçar ka pritur menaxherin e supermarketit për të dalë jashtë, duke përdorur një mjet prerës (thikë) dhe për t’i marrë xhiron e ditës.

Mësohet se forcat e komisariatit të policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe kapen e tij, ndërsa ky i fundit mbante veshur një kapuç për të mos u shfaqur.

40-vjeçari është i njohur për policinë pasi ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje. Mbi të rëndon akuza e “vjedhjes me dhunë” ndërsa vijojnë veprimet për rastin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related