Erik ten Hag ka sjellë sërish në fokus kohën e tij në krye të Manchester United, duke rrëfyer sfidat me të cilat u përball gjatë periudhës së tij si trajner. Holandezi, i cili u largua në tetor të vitit 2024, ka adresuar kritika ndaj Cristiano Ronaldos për sjelljen që manifestoi në raport me ekipin, ndërsa theksoi se prishja e premtimeve nga ana e drejtuesve të klubit ndikoi drejtpërdrejt në largimin e tij.
“Ai e zhgënjeu ekipin dhe më zhgënjeu edhe mua, pasi kishim bërë plane duke llogaritur në të.
“Ai është një nga më të mirët në historinë e futbollit. E kam respektuar shumë. Por në atë kohë, si trajner, duhej të merrja një vendim racional dhe të mbaja lojtarët që vlerësoja.
U vura përballë këtij fakti. Shpesh i thosha: Ronnie, të gjithë duan të punojnë për ty, të të vendosin në pozitën e duhur, por nëse nuk arrin të futesh vetë në zonën e rreptësisë, nuk mund të shënosh.
“Më premtuan besnikëri, më premtuan mbështetje, më premtuan komunikim që të jemi në të njëjtën linjë. Diskutuam për çështjet në fjalë. Por premtimet nuk i mbajtën. Unë thashë: ‘Scott McTominay nuk shitet’. E në fund e shitën. Natyrisht, isha shumë i zhgënjyer”, tha ai.

