Largohet kryetari Bedri Hamza? PDK: Deri më tani nuk ka ende një vendim zyrtar

Publikuar me datë:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar lidhur me raportimet për largimin e mundshëm të Bedri Hamzës nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur se deri më tani nuk ka asnjë vendim zyrtar për këtë çështje.

Zyra për Informim e PDK-së ka theksuar se Hamza ka deklaruar publikisht se me hapjen e procesit të zgjedhjeve të brendshme në parti, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë për kryetar.

‘Nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Kryetari Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më’, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të PDK-së për Telegrafin.

Nga kjo parti kanë bërë të ditur se aktualisht janë të përqendruar në finalizimin e hapave për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, në fazën e apelit.

‘Për çdo vendim dhe zhvillim zyrtar brenda partisë, do t’ju njoftojmë në kohën e duhur’, thuhet më tej në përgjigjen e PDK-së.

Reagimi i partisë vjen pas raportimeve për një largim të mundshëm të Hamzës nga drejtimi i saj dhe për emrin e personit që mund ta ushtrojë detyrën e kryetarit.

Ndërkohë, të pyetur nga Telegrafi për këtë çështje, Xhavit Haliti ka deklaruar se nuk ka dëgjuar për një zhvillim të tillë, ndërsa Ganimete Musliu ka thënë se ende nuk e kanë diskutuar këtë çështje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related