Prindërit u vranë në një atentat, kërkohet ndihmë financiare për fëmijët Mujeci

Publikuar me datë:

Një tragjedi që tronditi mbarë vendin vijon të lërë pas dhimbje të thellë dhe shumë pikëpyetje. Më 26 prill, në Balldren të Lezhës, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci u ekzekutuan me armë zjarri teksa udhëtonin me automjetin e tyre, në një atentat mafioz që u mori jetën të dyve në vend. Sipas raportimeve, autorët i prenë rrugën çiftit dhe më pas qëlluan me breshëri plumbash drejt mjetit të tyre.

Ngjarja riktheu në vëmendje edhe të kaluarën e Kreshnik Mujecit, i cili vite më parë ishte hetuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2016 në zonën e Malit të Jushit në Shkodër. Ai dhe persona të tjerë ishin shpallur të pafajshëm nga gjykata, ndërsa çështja ishte rikthyer për rigjykim nga Gjykata e Lartë në vitin 2024.

Por përtej kronikës së rëndë, pas kësaj tragjedie kanë mbetur katër fëmijë të mitur — vetëm 12, 10, 6 dhe 4 vjeç — të cilëve jeta iu ndryshua përgjithmonë brenda pak çastesh.

Për ta është hapur edhe një thirrje publike për ndihmë në platformën GoFundMe, me qëllim mbështetjen e tyre në këtë moment tepër të vështirë.

Me një dhimbje që fjalët mezi e përshkruajnë, familja Mujeci po përjeton një nga tragjeditë më të rënda.

Më 26 Prill, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci humbën jetën në mënyrë tragjike në atentatin e ndodhur në Balldren të Lezhës, duke lënë pas katër fëmijë të mitur: 12, 10, 6 dhe vetëm 4 vjeç.

Katër shpirtra të vegjël që sot nuk kanë humbur vetëm prindërit e tyre, por edhe përqafimin, sigurinë dhe dashurinë që i shoqëronte çdo ditë.

Sot kujdesi për ta ka mbetur mbi supet e gjyshit dhe gjyshes, të cilët mes dhimbjes së madhe po përpiqen t’u japin forcë dhe mbështetje nipërve të tyre. Por kjo barrë është tepër e rëndë për t’u përballuar vetëm.

Për këtë arsye është hapur një thirrje ndihme në GoFundMe, ku çdo kontribut do të përdoret për edukimin, mirëqenien dhe të ardhmen e katër fëmijëve që tashmë do të rriten pa prindërit e tyre.

Le të bashkohemi për këta katër fëmijë.

Le të bëhemi drita në errësirën e tyre.

Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë diferencë të madhe në jetën e tyre.

LINKU: https://gofund.me/2e13622aa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...