Polici serb provokon nga Alpet Shqiptare, pozon me uniformë dhe tre gishtat lart në Liqenin e Jezercës

Publikuar me datë:

Një person i identifikuar si Igor Stepanović ka publikuar fotografi nga Liqeni i Jezercës, ku shfaqet me uniformën e policisë serbe dhe bën simbolin e tre gishtërinjve.

Pamjet kanë ngritur pikëpyetje për praninë e tij në Alpet Shqiptare dhe mesazhin që përcjell gjesti i përdorur në fotografi.

Simboli i tre gishtërinjve është lidhur ndër vite edhe me nacionalizmin serb, përfshirë periudhën e luftërave në ish-Jugosllavi dhe konfliktin në Kosovë, ku shqiptarët përjetuan dhunë dhe krime të rënda.

Shfaqja me uniformën e policisë serbe dhe simbolin në fjalë në një nga zonat malore të Shqipërisë është interpretuar si një veprim provokues, që rikthen kujtimet e një historie të dhimbshme për shqiptarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related