Alarm në Francë për hantavirusin, pasagjeri shfaq simptoma pas largimit nga anija turistike

Publikuar me datë:

Kryeministri francez, Sébastien Lecornu ka konfirmuar se një nga pesë shtetasit francezë të riatdhesuar nga Tenerife të dielën shfaqi simptoma të hantavirusit gjatë fluturimit drejt Francës.

“Si rezultat, këta pesë pasagjerë u vendosën menjëherë në izolim të rreptë deri në një njoftim të mëtejshëm”, deklaroi Lecornu në një postim në platformën X.

Sipas tij, personat e përfshirë po marrin kujdes mjekësor dhe do t’i nënshtrohen testeve laboratorike dhe një vlerësimi të plotë shëndetësor. Lecornu shtoi se do të firmosë një dekret për vendosjen e masave të izolimit edhe për kontaktet e afërta të pasagjerëve, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.

Ndërkohë, dhjetëra pasagjerë kanë zbritur nga anija turistike që ndodhet në qendër të shpërthimit të hantavirusit, ndërsa autoritetet presin që të gjithë personat e mbetur në bord të largohen deri të hënën, në kuadër të një operacioni të koordinuar ndërkombëtar.

Pasagjerët iu nënshtruan kontrolleve shëndetësore të dielën pasi anija u ankorua në Tenerife të Ishujve Kanarie. Autoritetet shëndetësore spanjolle deklaruan se të gjithë rezultuan pa simptoma. Megjithatë, rasti i pasagjerit francez që shfaqi simptoma gjatë kthimit në vend ka ngritur shqetësime shtesë tek autoritetet.

Që prej nisjes së anijes nga Argjentina muajin e kaluar, tre vdekje janë lidhur me hantavirusin, një sëmundje e rrallë që zakonisht transmetohet nga ekspozimi ndaj urinës ose jashtëqitjeve të brejtësve të infektuar.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreziku për publikun mbetet i ulët. Autoritetet shëndetësore kanë theksuar gjithashtu se hantavirusi ndryshon ndjeshëm nga Covid-19, si për mënyrën e transmetimit ashtu edhe për nivelin e përhapjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...