Xhama të thyer dhe copëza të mjetit të shpërndara gjithandej, pamje nga shpërthimi në makinën e avokatit Beqiri

Publikuar me datë:

Janë publikuar pamje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse në automjetin, që dyshohet se përdorej nga avokati i njohur Idajet Beqiri dhe bashkëshortja e tij, Nexhi Beqiri.

Siç shikohet në pamje, xhami i përparmë i makinës është dëmtuar rëndë. Ndërsa, copëza mjeti janë shpërndarë në vendngjarje.

Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, makina qëndronte në këtë vend prej 10 ditësh, pasi çifti i bashkëshortëve ndodheshin jashtë shtetit. Deri tani janë marrë në pyetje vetëm dëshmitarë.

Ende nuk ka gjurmë nga autorët, edhe pse janë këqyrur pamjet e sigurisë në vendngjarje. Menjëherë, pasi avokati Idajet Beqiri dhe bashkëshortja të arrijnë në Shqipëri, pritet të merren në pyetje nga policia, nëse kanë pasur kërcënime, për shkak të detyrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related