Skandali me ambasadoren e SHBA-së në Greqi, Trump shqyrton shkarkimin e Kimberly Guilfoyle

Publikuar me datë:

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e shkarkimit të ambasadores së SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, pas akuzave për sjellje të papërshtatshme, përfshirë pranimin e dhuratave të shtrenjta dhe kërkimin e parave në këmbim të aksesit te zyrtarët e administratës amerikane. Lajmi është raportuar nga CNN, duke iu referuar një personi të njohur me çështjen.

Sipas raportimit, akuzat kanë shkaktuar shqetësim mes zyrtarëve të lartë të administratës Trump, veçanërisht pasi dolën në publik gjatë vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Athinë, ku ai mbajti një fjalim për demokracinë perëndimore nga Akropoli.

Burimi i cituar nga CNN tha se Trump pritet të vendosë së shpejti nëse do ta shkarkojë Guilfoyle nga detyra. I pyetur për këtë çështje të premten e kaluar, presidenti amerikan nuk dha një mbështetje të qartë për ambasadoren.

“Sapo e mora vesh. Është për të ardhur keq. Dua të them, nuk e di. Sapo dëgjova pak për këtë. Nuk di shumë, por ajo gjithmonë ka qenë shumë e sjellshme”, deklaroi Trump.

Akuzat për kërkesën e 100 mijë dollarëve

Një nga akuzat lidhet me Eric Dieters, një ish-donator i Trump, i cili pretendon se Guilfoyle i kishte kërkuar 100 mijë dollarë për të shlyer një kartë krediti American Express. Sipas tij, mesazhi ishte dërguar vetëm pak ditë përpara se Senati amerikan të konfirmonte emërimin e saj si ambasadore në Greqi.

Dieters nuk ia dërgoi përfundimisht shumën e kërkuar, sipas raportimit.

Megjithatë, akuzat janë kundërshtuar nga pala e ambasadores. Një avokat i Guilfoyle i tha Wall Street Journal se ajo kundërshton vërtetësinë e mesazheve të publikuara mes saj dhe Dieters.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Erjon Vishkulli, u plagos me plumb gome nga policia, i nënshtrohet me sukses operacionit në sy

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, njoftoi se ndërhyrja kirurgjikale...

Bardeli kundër paketës së re fiskale: “A ka besë me të pabesin?”

Deputetja shkodrane Bardeli ka kundërshtuar paketën e re fiskale...