PS mbledh grupin parlamentar të mërkurën, zbardhet mesazhi drejtuar deputetëve

Publikuar me datë:

Partia Socialiste ka planifikuar të mërkurën një takim të zgjeruar, ku do të bashkohen anëtarët e Grupit Parlamentar dhe kabineti qeveritar. Gazetarja Eksiola Shehu ka marrë detaje nga komunikimi zyrtar i shpërndarë për deputetët e PS-së.

Sipas njoftimit të brendshëm, mbledhja është parashikuar të mbahet në Pallatin e Brigadave, në orën 12:30. Ky organizim vjen vetëm disa ditë pasi Kuvendi miratoi hartën e re territoriale.

“Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se ditën e mërkurë, datë 14 tetor 2026, në orën 12:30, do të zhvillojmë mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar në Pallatin e Brigadave.

Për këtë arsye, ditën e hënë, datë 12 tetor, nuk do të zhvillojmë mbledhjen e zakonshme të Grupit”, thuhet në mesazhin e dërguar deputetëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related