Ndryshime në Policinë e Shkodrës, Genc Reçi transferohet në Dibër si shef i forcave “Shqiponja”

Publikuar me datë:

Policia vendore e Shkodrës ka nisur disa ndryshime në rang drejtuesish.

I pari që ka lëvizur është shefi forcave “Shqiponja” Genc Reçi.

Genc Reçi tashmë do të ketë të njëjtin pozicion pune por këtë radhë në drejtorinë vendore të policisë në Dibër teksa është emëruar shef i Shqiponjave edhe atje.

Genc Reçi ka shërbyer në Shkodër deri në vitin 2024 edhe si shef rendi ndërsa u rikthye në policinë e Shkodrës si shef i Shqiponjave ndërsa tashmë është transferuar në Dibër.

Ndërkohë është ende e paqartë se kush do të jetë shefi i ri i forcave Shqiponja në Shkodër pas largimit të Genc Reçit nga ky pozicion. Në ditët në vazhdim pritet që të bëhet emërimi i drejtuesit të ri të këtij sektori.

Në ditët në vazhdim pas vizitës së Ministrit të Brendshëm Ervin Demo dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë Skender Hita, në policinë e Shkodrës priten të tjera ndryshime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related