Mbetjet inerte “harrohen” në rrugë, banorët e Shkozës: Bashkia s’ka me çfarë t’i heqë

Publikuar me datë:

Banorët e rrugës “Agush Gjergjevica”, rreth 100 metra larg Unazës së Madhe dhe pranë Kryegjyshatës Botërore në Tiranë, kané ngritur shqetësimin e tyre për praninë e mbeturinave inerte që prej më shumë se 3 muajsh janë “harruar” në këtë zonë.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e JOQ, në anë të rrugës janë grumbulluar copa betoni dhe mbetje ndërtimi, të cilat jo vetëm prishin pamjen e zonës, por po kthehen edhe në shqetësim për banorët dhe kalimtarët.

Banorët thonë se kanë bërë vazhdimisht ankesa pranë institucioneve përgjegjëse, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për pastrimin e tyre. Sipas tyre, përgjigjja që kanë marrë është se nuk ka makineri të disponueshme për t’i larguar mbetjet.

Janë prej 3 muajsh këtu. Kemi bërë ankesa dhe na thonë se s’kanë makineri, s’kanë me çfarë t’i heqin”, shprehen banorët për JOQ.

Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për pastrimin e zonës dhe marrjen e masave që situata të mos përsëritet më.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...