“Loro Boriçi” me ulëse të reja, investime në prag të Europianit U21

Publikuar me datë:

Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër është aktualisht në proces të ndërhyrjeve infrastrukturore, me qëllim përmirësimin e kushteve për sportistët dhe tifozët. Në tribunën VIP ka filluar montimi i rreth 700 ulëseve të reja, një investim i ndërmarrë nga Bashkia Shkodër për të modernizuar këtë zonë të stadiumit.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, vizitoi personalisht punimet, duke vënë në dukje se “një pjesë e degraduar e stadiumit po merr një pamje të re”. Projekti përfshin instalimin e stolave dhe kolltukëve të rinj, si dhe planifikohet rinovimi i pankinave të lojtarëve.

Sipas Benet Becit, ky investim shënon vetëm hapin e parë të një faze të re të përmirësimeve të infrastrukturës në stadium.

Ndërhyrjet po kryhen edhe në funksion të përgatitjeve për Kampionatin Europian U21, një kompeticion ku stadiumi “Loro Boriçi” do të presë disa prej ndeshjeve. Synimi kryesor është të ofrohen kushte më të mira si për zhvillimin e ndeshjeve ashtu edhe për tifozët vendas që ndjekin Vllazninë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related