“Uji, dritat e mbeturinat nuk zgjidhen me e-Albania. Prania besnike s’është gjetje e Ramës”, Marjana Koçeku tregon si do të votojë nesër për “Territorialen”

Publikuar me datë:

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka folur për reformën administrativo-territoriale dhe problematikat që hasin banorët në zonat nga ku ajo është zgjedhur. E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me moderatore Ola Bruko, Koçeku tha se prania e deputetit pranë komunitetit është detyrim dhe nuk mund të paraqitet si një risi politike.

Duke u ndalur te problematikat e zonës së Dukagjinit, deputetja përmendi mungesën e shërbimeve bazë, duke theksuar se problemet me ujin e pijshëm, energjinë elektrike dhe mbeturinat nuk mund të zgjidhen vetëm përmes digjitalizimit dhe shërbimeve të e-Albania.

Koçeku foli edhe për mënyrën se si duhet trajtuar reforma territoriale, duke argumentuar se debati duhet të përqendrohet te mënyra se si mund të mbahen banorët në bashkitë e vogla dhe t’u ofrohen shërbimet pranë vendbanimeve të tyre.

Deputetja tregoi gjithashtu qëndrimin e saj për votimin e nesërm në Kuvend për reformën territoriale, ndërsa nënvizoi nevojën që ndryshimet të bazohen në një analizë të problematikave reale të komuniteteve.

“Është detyrim i deputetit që të jetë afër komunitetit. Prania besnike nuk ka pse të gjendet si gjetje e re, pasi është detyrim normal që deputeti të jetë i pranishëm në zonën nga ku është zgjedhur. Tematikat që diskutojmë me qytetarët janë nga më baziket, deri te ato më specifike. Zona e Dukagjinit ka nevojë dhe për shumë gjëra bazike, si mbeturinat, apo dhe me ujin e pijshëm dhe dritat. Ka disa gjëra që sot janë pozitive, si digjitalizimi dhe shërbimet që ofrohen përmes E-Albania-s, por jo të gjitha zgjidhen përmes digjitalizimit. Ne duhet të orientojmë debatin e reformës territoriale përtej numrave. Jo te debati që propozon PS apo dhe opozita. Kjo vjen si pasojë e një diagnoze të gabuar të kaluar. Reforma duhet të orientohet se si mund t’i mbajmë banorët në këto bashki të vogla, për t’ua ofruar të mirat aty ku janë, pa ia ndryshuar strukturën politike. Bashkia nuk është zgjatim i pushtetit vendor, pasi ka organizmat e veta. Sot për sot një administrator mund të shkarkohet kurdo nga kryetari i bashkisë.”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related