Tragjedi në Janinë! Humb jetën foshnja 3-muajshe

Publikuar me datë:

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Janinë të Greqisë, pas vdekjes së papritur të një foshnjeje vetëm tre muajshe gjatë orëve të natës. Sipas mediave lokale, prindërit vunë re se foshnja nuk reagonte dhe ishte pa ndjenja. Në gjendje paniku, ata njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës.

Një ekip mjekësor dhe ekipet e shpëtimit mbërritën në banesë brenda pak minutash dhe nisën menjëherë përpjekjet për reanimimin e foshnjës. Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, foshnja nuk shfaqi shenja jete. Ajo u transportua në spitalin “Hatzikosta”, ku mjekët konstatuan vdekjen.

Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes. Pritet që autopsia, e cila do të kryhet nga Shërbimi Mjekësor Ligjor, të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe të hedhë dritë mbi atë që ka ndodhur me foshnjën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related