Arratisja spektakolare pas lejes së burgut, Alket Rizai dyshohet se u arratis drejt Shqipërisë ose Kosovës. Makina e tij u ‘maskua’ me sinjalizues policie

Publikuar me datë:

Policia greke po heton mundësinë që Alket Rizai, i dënuari shqiptar që nuk u kthye në burgun e Domokosit pas përfundimit të lejes më 14 shtator, të jetë larguar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë ose Kosovës. Hetuesit po fokusohen edhe te një incident i ndodhur një ditë para zhdukjes së tij, jashtë një bari plazhi në Anavyssos. Rizai kishte shkuar atje me automjetin e tij, së bashku me disa persona të tjerë. Sipas të dhënave të hetimit, një debat nisi pasi muzika në automjetin e tij ishte me volum të lartë dhe pronari i lokalit i kërkoi ta ulte.

Përplasja u tensionua më tej pasi jashtë lokalit dolën klientë dhe punonjës. Në këtë moment, Rizai dyshohet se nxori një armë zjarri dhe autoritetet po hetojnë nëse ai ka qëlluar në ajër.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 27-vjeçar nga Afganistani, i cili punonte si roje sigurie në barin e plazhit. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje me armë zjarri, ndërsa nga të shtënat mbetën të plagosur lehtë dy kalimtarë.

Dëshmia për sinjalizuesin policor
Ndërkohë, hetuesit kanë marrë edhe një dëshmi që mund të hedhë dritë mbi mënyrën se si Rizai u largua nga zona. Sipas dëshmisë së një drejtuesi automjeti, pas incidentit në Anavyssos, në rrugë është parë një makinë që kishte aktivizuar një sinjalizues të ngjashëm me atë që përdoret nga automjetet e Policisë Helenike pa shenja dalluese.

Dëshmitari ka deklaruar gjithashtu se një prej personave në automjet i ka folur përmes një altoparlanti. Policia po verifikon nëse automjeti dhe pajisjet e përdorura kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar për të lehtësuar largimin e Rizait. Për momentin, autoritetet greke po hetojnë disa pista për vendndodhjen e tij, ndërsa një prej dyshimeve kryesore është se ai mund të ketë kaluar kufirin dhe të jetë larguar drejt Shqipërisë ose Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat, sipas zyrtarëve të Brukselit, bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së. Ligji u votua natën e së martës, pak para se Kuvendi të zgjidhte Justina Shiroka Pulën në krye të […]

Shiste kokainë dhe kanabis pranë shkollave, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të...