Rriten rastet e kancerit të gjirit në Fier, mjekët apelojnë për kontrolle të hershme, të prekur edhe 3 meshkuj

Publikuar me datë:

Rastet e kancerit të gjirit te gratë në Fier vijojnë të jenë një shqetësim, ndërsa mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe diagnostikim sa më të hershëm të sëmundjes.

Sipas mjekes onkologe Anisa Mone, në fazat e para kanceri i gjirit mund të mos shfaqë shenja të dukshme klinike. Vetëm në muajin shtator u zbuluan 5 raste të reja te gratë. Për këtë vit janë 65 raste dhe 3 raste te meshkujt që janë prekur me kancerin e gjirit, ndërkohë që për këtë vit deri tani janë zbuluar afro 400 persona të prekur me lloje kanceri.

“Shenjat klinike në fazat e hershme mund të jenë të pakta. Vetëm një ekzaminim i kujdesshëm, mamografia apo edhe vetëkontrolli mund ta zbulojnë sëmundjen në fazat e hershme. Në momentin që pacientja ka vënë re një ndryshim në trupin e saj, fatkeqësisht sëmundja mund të jetë në faza më të avancuara. Ndaj apeli është: sa më herët të kryhet një kontroll, aq më shumë mundësi ka për të shpëtuar një jetë”, shprehet mjekja.

Interesi për kontrollet është rritur vitet e fundit.

Ekzaminimet janë kryer në qendrat shëndetësore në të gjithë qarkun e Fierit, ndërsa vëmendje e veçantë i është kushtuar kryerjes së ekografisë dhe mamografisë, shprehet mjekja Anisa Mone.

Për t’iu përgjigjur kërkesës, janë zgjeruar edhe oraret e mamografisë, duke u ofruar shërbim grave deri në orët e mbrëmjes.

Një tjetër shqetësim është edhe shfaqja e rasteve të kancerit të gjirit te meshkujt. Aktualisht, në Fier janë diagnostikuar tre meshkuj me kancer gjiri. Mjekët vlerësojnë se edhe te burrat duhet të rritet ndërgjegjësimi, pasi shpesh kontrolli kryhet vetëm pasi shfaqen shenja klinike.

Mesazhi i mjekes për gratë dhe vajzat është i qartë: mos prisni të shfaqen shenjat e para. Një kontroll i thjeshtë dhe i kryer në kohë mund të shpëtojë një jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të vona të natës disa mjete të rënda të një operatori privat, i cili ushtron aktivitet në brigjet e lumit Mat, në Kurbin. Në flakë janë përfshirë 4 kamionë dhe një eskavator. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por pavarësisht kësaj një pjesë e tyre janë shkrumbuar totalisht. […]

I akuzuar për spiunazh/ Arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Autoritetet gjermane kanë arrestuar ish-presidentin e shërbimit të inteligjencës së jashtme BND, August Hanning, nën dyshimin për spiunazh, nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe veprimtari agjenturore për një fuqi të huaj. Hanning u arrestua të martën në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në Nordwalde, pranë Münsterit, nga hetues të Zyrës Federale të […]

E rëndë në Vlorë/ E zënë poshtë materialet, humb jetën punonjësi

Një person ka humbur jetën në ambientet e një...