E kthyen revoltën në burgun e Pisas në ‘live’ në TikTok – Zbulohen të burgosurit organizatorë, mes tyre 3 shqiptarët

Publikuar me datë:

Katër të burgosur, mes të cilëve tre shqiptarë dhe një kolumbian, janë marrë të pandehur si organizatorë të revoltës së dhunshme të ndodhur më 1 tetor në burgun Don Bosco në Pisa të Italisë, ngjarje të cilën e transmetuan drejtpërdrejt në rrjetin social TikTok.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët e akuzuar për drejtimin e revoltës janë Ilber Arshi (39 vjeç), Andrea Petroniq (43 vjeç) dhe Daniel Myrtaj (24 vjeç). Ky i fundit ishte personi që realizoi transmetimin ‘live’ nga qelia, për çka ngarkohet edhe me akuzën e përdorimit të paligjshëm të telefonit brenda institucionit të ekzekutimit të dënimeve penale. Personi i katërt i përfshirë si organizator është shtetasi kolumbian Jerson German Bolanos (39 vjeç).

Përveç organizimit të trazirave, katër të akuzuarit përballen edhe me akuzën e shkatërrimit të pronës, pasi dëmtuan rëndë një pjesë të madhe të sektorit ku vuanin dënimin. Për shkak të rrezikshmërisë, ata janë transferuar menjëherë në burgje të tjera të rajonit të Toskanës.

Revolta shpërtheu rreth orës 19:00 dhe degjeneroi në përplasje fizike mes të dënuarve dhe efektivëve të Policisë Penitenciare. Për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve, në ambientet e burgut ndërhynë edhe disa mjete autoambulancë.

Sipas gjyqtarit të hetimeve paraprake, Domenico Vatrano, pjesëmarrësit kryen akte të hapura dhune, kërcënime dhe rezistencë ndaj urdhrave të forcave të rendit. Veç katër organizatorëve, autoritetet kanë identifikuar deri tani edhe 16 të burgosur të tjerë të përfshirë në trazira, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë.

Gjatë transmetimit në TikTok, të burgosurit dolën me fytyra të zbuluara dhe pa shenja me sipërfaqësore dhune, duke folur me radhë në italisht dhe shqip. Ata pretenduan se ishin dhunuar me shkopinj gome nga gardianët dhe kërkuan më shumë privatësi, duke deklaruar se kishin të drejtë të flisnin lirshëm në qelitë e tyre pa pasur frikë se po përgjoheshin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat, sipas zyrtarëve të Brukselit, bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së. Ligji u votua natën e së martës, pak para se Kuvendi të zgjidhte Justina Shiroka Pulën në krye të […]

Shiste kokainë dhe kanabis pranë shkollave, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të...