Drogë pranë shkollave/ Arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, çfarë iu gjet në makinë dhe banesë

Publikuar me datë:

Goditet një rast i tentativës për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar, banues në Shkodër, i cili dyshohet se merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së tij, u sekuestruan rreth 1.5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë në formë xhelatinoze, si dhe një automjet, aparat celular, peshore elektronike dhe pajisje për paketim me vakum.

Sipas policisë, lënda narkotike dyshohet se sigurohej me qëllim shitjen, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related