Qëlloi me armë zjarri drejt rezidencës së Rihannës, e akuzuara rrezikon burg përjetë

Publikuar me datë:

Një grua nga Florida po përballet me akuza të rënda penale pas të shtënave me armë ndaj banesës së këngëtares Rihanna në Kaliforninë Jugore. Bëhet fjalë për Ivana Lisette Ortiz, ndaj së cilës prokuroria e Los Angeles ka ngritur një akuzë për tentativë vrasjeje, 10 akuza për sulm me armë dhe tre akuza për të shtëna me armë në një banesë ose shtëpi të lëvizshme.

Nëse shpallet fajtore për akuzat, Ortiz mund të përballet me një dënim deri në burgim të përjetshëm. Prokurori i Distriktit të Los Angeles, Nathan J. Hochman, e cilësoi të shtënat ndaj një banese si një vepër të rëndë dhe të dhunshme, duke theksuar se njerëzit duhet të ndihen të sigurt brenda shtëpive të tyre dhe në zonat përreth.

Ortiz është deklaruar e pafajshme për akuzat. Gjykata ka caktuar një garanci prej 2.65 milionë dollarësh për lirimin e saj, ndërsa seanca e ardhshme gjyqësore pritet të zhvillohet më 29 tetor. Ngjarja ndodhi pasditen e 8 marsit. Sipas akuzës, Ortiz udhëtoi me automjet drejt rezidencës së Rihanna-s dhe hapi zjarr disa herë me një pushkë sulmi.

Në atë moment, Rihanna, 38 vjeçe, ndodhej në një rimorkio të vendosur në oborrin e shtëpisë së saj, së bashku me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky. Tre fëmijët e çiftit ishin në dhomën e tyre të gjumit, ndërsa në banesë ndodheshin edhe persona të tjerë. Hetuesit dyshojnë gjithashtu se para sulmit Ortiz kishte publikuar materiale video në rrjetet sociale, ku shprehte qëndrime agresive ndaj këngëtares dhe shfaqte një interes të theksuar ndaj saj. Rasti tashmë është në duart e drejtësisë amerikane, ndërsa Ortiz do të përballet me procesin gjyqësor për akuzat e ngritura ndaj saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related