Një aksident i rëndë është regjistruar në Larushk të Fushë-Krujës, ku ka humbur jetën një 23-vjeçar, shtetas egjiptian.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një parakalimi të gabuar nga një 18-vjeçar. Përplasja ka qenë fatale për 23-vjeçarin.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

