Droni rus godet një shkollë në Kiev, nxënësit shpëtojnë pa lëndime

Publikuar me datë:

Një dron rus që ra mbi një shkollë në Kiev të hënën në mëngjes shkaktoi një zjarr, por fatmirësisht nuk pati të lënduar pasi të gjithë nxënësit ndodheshin në strehimore në momentin e goditjes, njoftuan autoritetet ukrainase.

Ekipet e shpëtimit vazhduan të kërkojnë mes rrënojave pranë ndërtesës së shkollës, dritaret e së cilës ishin shkatërruar nga flakët. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat janë verifikuar nga Reuters, një shpërthim i madh zjarri ndodhi menjëherë pas goditjes së katit të tretë nga droni.

Drejtoresha e shkollës, Valentina Horna, deklaroi: “Ata (rusët) nuk tregojnë mëshirë për askënd”, duke shtuar se më shumë se 100 nxënës ishin të pranishëm në kohën e sulmit.
“Fëmijët janë e ardhmja jonë, e ardhmja e kombit tonë. Për të shkatërruar një komb, sigurisht, ata duhet të shkatërrojnë fëmijët.”

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se një urë kryesore mbi lumin Dnieper u godit po ashtu gjatë të njëjtave sulme, që janë intensifikuar në qytet. Megjithëse Ura Jugore nuk pësoi dëmtime të rënda, trafiku i metrosë mbi të u ndërpre përkohësisht.

Këto sulme përbëjnë pjesë të një fushate të vazhdueshme të goditjeve ajrore ruse ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera, ku janë përdorur dronë të pajisur me motor reaktiv. Forcat ukrainase kanë hasur vështirësi në rrëzimin e tyre për shkak të mungesës së sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore.

Të mërkurën, ushtria ruse kishte nisur një fushatë të re sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, që zyrtarët ukrainas e quajtën fillimi i një ofensive ndaj rrjetit elektrik përpara ardhjes së dimrit.

Analisti politik Vadim Denisenko shkroi në Facebook se goditja ndaj urës është një përshkallëzim domethënës, duke qenë se struktura të tilla ishin konsideruar deri tani si një “vijë e kuqe”.

Instituti i Kërkimeve Bërthamore të Kievit tregoi në një deklaratë se të mërkurën vonë, një dron e kishte goditur institutin, por se niveli i rrezatimit mbeti i pandryshuar.

Ndërkohë, të hënën, një tjetër dron rus u rrëzua pranë Akademisë Kombëtare të Shkencave në qendër të Kievit, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

78 metra e lartë dhe në zemër të Tiranës/ “Bjarke Ingels Group” fiton projektin për transformimin e Parkut Rinia

Është shpallur fituesi i konkursit ndërkombëtar për “Tirana Fountaine...

Arrestohet Prokurori i Përgjithshëm i Bolivisë për dyshime për pastrim parash dhe trafik droge

Prokurori i Përgjithshëm Bolivian, i sanksionuar nga SHBA-ja, Roger...

Aksidenti fatal në Larushk, 23-vjeçari egjiptian humb jetën pas përplasjes

Një aksident i rëndë është regjistruar në Larushk të...