“Mos beso gjithçka që sheh online”/ Teatri dhe Inteligjenca Artificiale bashkojnë nxënësit në luftën kundër dezinformimit në Shkodër

Publikuar me datë:

Në ditët e sotme një lajm i rremë, një foto e manipuluar apo një video e krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të përhapen brenda pak minutash duke mashtruar mijëra njerëz. Për t’i mësuar të rinjtë si ta dallojnë informacionin e vërtetë nga dezinformimi, në shkollën e mesme “Oso Kuka” në Shkodër mori jetë shfaqja e parë e projektit “Përdorimi i Inteligjencës Artificiale dhe Artit Skenik për Luftimin e Dezinformimit”, një nismë e organizatës Edu Media, e mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, AMSHC.

Qëllimi i projektit, u shpreh drejtuesi i “Edu Media”, gazetari Senad Nikshiqi, është që edukimi mediatik të mos mbetet vetëm një koncept teorik, por të përcillet në një mënyrë të kuptueshme dhe të afërt me realitetin e të rinjve.

Shkolla “Oso Kuka” ishte e para që mirëpriti shfaqjen artistike, ndërsa për drejtoren Teuta Çoku, përfshirja e nxënësve në iniciativa të tilla i ndihmon ata të përballen me një prej sfidave të informacionit në ditët e sotme.

Përballë bashkëmoshatarëve të tyre, nxënësit e shkollave të mesme Hea Lohja, Eden Bushati dhe Noel Hoxha, e përcollën mesazhin përmes teatrit, duke sjellë në skenë një ngjarje reale të para pak viteve që lidhet me informacionin e rremë dhe mënyrën se si lajmet e pakonfirmuara mund të ndikojnë tek të rinjtë.

Përmes teatrit, nxënësit nuk u mjaftuan vetëm me interpretimin e personazheve. Ata përcollën një mesazh që tashmë është pjesë e përditshmërisë së tyre, në një botë ku informacioni përhapet brenda pak sekondash, verifikimi duhet të vijë përpara shpërndarjes në rrjete sociale. Kjo shfaqje do të vijojë edhe në shkolla të tjera të Shkodrës bashkë me trajnimet profesionale.

“Ky publikim, është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinion i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related