Revoltë në burgun e Pisas në Itali, shqiptari hyn live në Tik Tok: Po shqyejnë dyert! Gardianët në alarm: Burgjet, jashtë kontrollit

Publikuar me datë:

Sindikata e Policisë Penitenciare Italiane denoncon se në burgjet italiane po regjistrohen revolta dhe protesta mes të burgosurve, si dhe episode që përfshijnë agjentët e Policisë Penitenciare.

Në një video të siguruar nga gazetarja e Alba Kepi për redaksinë e Syrit, shfaqen të burgosur shqiptarë në burgun e Pizës duke komunikuar përmes video-telefonatave me miq dhe familjarë, ndërsa komentojnë situatën brenda burgjeve.

Në video një i burgosur shqiptar ka hyrë live në tik tok dhe flet me një person të njohur të tij po shqiptar duke i treguar dhe shpjeguar situatën se çfarë ndodh Brenda.

“Po vijnë skuadretat, të tregoj në dritare dritat blu që kanë rrethur burgun” thotë ai.

 Ndërkohë në sfond duken dhe disa të burgosur të cilët përpiqen të hapin me forcë me dru, derën e një qelie.

“Po shqyejnë dyert, se po vdesin njerëzit brenda. Ky është realiteti si jetojmë “ thotë ai.

Në video dëgjohet se thonë se janë 6 shqiptarë në atë seksion të burgut të Pizës.

Të burgosurit kuptojnë nga dritat e fenelave blu se po vijnë përforcime.

Personi që flet me të burgosurin shqiptar e këshillon të mos dorëzohen e të mos lënë njëri tjetrin se kanë për tu vënë përposh

‘Jo jo, jemi me gjak shqiptari’ – thotë i burgosuri shqiptar, ndërsa këshillon të burgosurit e tjerë që të bllokojnë derën që të mos lejojnë gardianët të hyjnë.

“Burgjet italiane janë jashtë kontrollit”- shprehet Aldo di Giacomo, Kreu i Sindikatës së punonjësve të Policisë së Burgjeve,  i cili ka vënë në dispozicion të Alba Kepit  videon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related