Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur sot me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jetë situata e institucioneve të sigurisë pas zhvillimeve të fundit në lidhje me hetimin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Thirrja e Këshillit, mbledhja e të cilit nisi në orën 08:30 vjen pas nisjes së hetimeve ndaj Vlora Hysenit, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Për çështjen, kryeministri Edi Rama është shprehur se hetimi është në kompetencën e drejtësisë. Në të njëjtën kohë, ai ka nënvizuar përgjegjësinë e shtetit për garantimin dhe mbrojtjen e institucioneve që lidhen me sigurinë kombëtare.
Në një lidhje live për News24, gazetari Ergys Gjençaj raportoi se kryeministri Edi Rama ishte paraqitur në Pallatin e Brigadave. Po ashtu pjesë e takimit është dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita po ashtu dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit. Kujtojmë se rasti i Vlora Hysenit është e paprecedentë për vendin tonë, ku një drejtues i SHISH përfshihet në skandal të nxjerrjes së sekreteve. Hyseni ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi teksa ky i fundit ishte në arrati.
Për çështjen, kryeministri Edi Rama është shprehur se hetimi është në kompetencën e drejtësisë. Në të njëjtën kohë, ai ka nënvizuar përgjegjësinë e shtetit për garantimin dhe mbrojtjen e institucioneve që lidhen me sigurinë kombëtare. Sakaq, 3 vite më parë u mbledh për herë të fundit Këshilli i Sigurisë, pas sulmeve kibernetike nga Irani, ndërsa në mbledhje nuk merren vendime.

