Tmerr në një pikë karburanti në Itali, 26-vjeçari sulmon gruan me kaçavidë dhe përplas me makinë dy persona

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur periferinë e Reggio Emilia-s në Itali, ku një 26-vjeçar sulmoi me kaçavidë një grua që po furnizonte automjetin me karburant dhe më pas përplasi me makinë dy persona që kishin ndërhyrë për ta ndihmuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 në një pikë karburanti në Via Martiri di Cervarolo, në zonën e Due Maestà. Sipas raportimeve paraprake, i riu ndodhej në pikën e karburantit kur, pa një arsye të dukshme, doli nga automjeti dhe sulmoi me kaçavidë një 57-vjeçare nga Scandiano, e cila po furnizonte makinën e saj.

Dy persona që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, një grua 26-vjeçare dhe një burrë 49-vjeçar, tentuan të ndërhynin për ta ndihmuar viktimën. Në atë moment, 26-vjeçari u kthye në automjetin e tij dhe, sipas rindërtimit fillestar të ngjarjes, i përplasi qëllimisht dy personat përpara se të largohej nga vendi.

Policia arriti ta identifikonte të dyshuarin dhe e arrestoi rreth një orë më vonë. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar të lindur në Reggio Emilia, i cili u mor në paraburgim pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, Karabinierëve dhe policisë lokale. Tre personat e plagosur u transportuan në spital me ambulanca, me dëmtime të klasifikuara në kodin 3 dhe ndodhen në gjendje të rëndë. Ndërkohë, autoritetet italiane po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë, ndërsa po vlerësohet edhe gjendja psikologjike e 26-vjeçarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Athinë/ Digjet lokali ku u vra Pëllumb Islami

Një zjarr ka shkatërruar tërësisht një lokal në lagjien...

Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot!

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet...