Aeroporti i Milanos merr zyrtarisht emrin “Siilvio Berlusconi”

Publikuar me datë:

Aeroporti Malpensa në Itali tashmë mban zyrtarisht emrin “Silvio Berlusconi”, në kujtim të ish-kryeministrit italian dhe themeluesit të Mediaset.

Përurimi i emrit të ri u zhvillua në mëngjesin e së premtes, më 25 shtator, në aeroportin e Vareses, ku morën pjesë familjarë të Berlusconit, bashkë me personalitete të larta politike dhe institucionale.

Marina Berlusconi, vajza e tij, ishte ndër të pranishmit në ceremoni. Ajo shprehu emocionet dhe krenarinë që aeroporti, i cili përditë mirëpret mijëra udhëtarë nga mbarë bota, do të mbajë emrin e të atit. Marina e përshkroi të atin si një njeri që “gjithmonë kërkonte dialogun me të gjithë”.

Fjalën në emër të familjes e mori edhe vëllai i Berlusconit, Paolo Berlusconi, i cili theksoi se aeroporti është një portë drejt Europës dhe botës. Sipas tij, vendimi për të emërtuar aeroportin me emrin e Silvio Berlusconit është mënyra për të ruajtur gjallë kujtimin e tij. “Sot Silvio nuk është më, por është më i gjallë se kurrë”, deklaroi ai, duke veçuar trashëgiminë e Berlusconit në fusha si biznesi, sporti, media dhe politika.

Marta Fascina, ish-partnerja e Berlusconit dhe deputete e Forza Italia-s, reagoi në rrjetet sociale duke shkruar në Instagram se nga ky moment, çdo udhëtar që nis udhëtimin nga aeroporti “Silvio Berlusconi” dhe ngrihet në qiell, do ta ketë pranë ish-kryeministrin. Në postimin e saj, Fascina iu drejtua edhe atyre që kanë qenë kritikë ndaj Berlusconit, duke theksuar se ata do të vazhdojnë të shohin madhështinë e tij.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana, si dhe zëvendëskryeministri Matteo Salvini. Salvini e përshkroi Berlusconin si një nga sipërmarrësit më të mëdhenj në historinë politike italiane, duke deklaruar se ky emërtim nuk është një akt partiak, por një njohje e mirënjohje për rolin e tij.

Megjithatë, ceremonia nuk kaloi pa polemika, pasi mungesa e kryebashkiakut të Milanos, Giuseppe Sala, u vu re dukshëm. Salvini shprehu keqardhje për mungesën e tij, ndërsa vetë Sala sqaroi më pas se kishte kundërshtuar vendimin për ndryshimin e emrit dhe se prania e tij në ceremoni do të ishte në kundërshtim me pozicionin që ai kishte shprehur më herët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related