EMRAT/ Plagosën të riun pas sherrit për riparimin e makinës, shpallen në kërkim babë e bir

Publikuar me datë:

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur mesditën e së enjtes në fshatin Manati të Lezhës.

Nga veprimet hetimore dhe dëshmitë e mbledhura, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, babë e bir, dhe punonjësit të një servisi, Danjel Pikuli.

Sipas të dhënave, babë e bir Gjergj dhe Seldo Voci, kishin dërguar automjetin për riparim dhe janë konfliktuar për pagesën e shërbimit. Kjo dyshohet se ka sjellë përplasjen me punonjësin e servisit, e cila më pas ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë, Daniel Pikuli ka marrë një plagë në bark dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

I riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, dy personat e dyshuar për ngjarjen janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim. Uniformat blu po vijojnë kontrollet për kapjen e tyre, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë ende i ditur zyrtarisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related