Sot 118 ditë radhazi revoltë popullore/ Mes skandaleve të reja, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij

Publikuar me datë:

Qytetarët do të mblidhen sërish sot në kryeqytet për të shënuar ditën e 118-të me radhë të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Qëndresa e përditshme po vijon me intensitet të lartë, ndërsa revolta e qytetarëve është ushqyer së fundmi nga skandale të reja shtetërore që kanë përfshirë kabinetin qeveritar, si zbulimi i komunikimeve mes ish-drejtueses së SHISH Vlora Hyseni dhe Ergys Agasit.

Edhe sot, protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, duke lëshuar thirrje të njëpasnjëshme për largimin e menjëhershëm të shefit të qeverisë.

Përmes pankartave dhe fjalimeve në shesh, pjesëmarrësit gjatë 117 ditëve me radhë kanë denoncuar keqqeverisjen, aferat më të fundit që kanë dalë në dritë, si dhe rritjen e kostos së jetesës.

Organizatorët dhe qytetarët e pranishëm theksuan se dorëheqja e Edi Ramës mbetet një kërkesë e panegociueshme dhe e parevokueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related