Gazetari zbulon deklaratat në GJKKO: Vlora Hyseni mohon Agasin

Publikuar me datë:

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë informacione të reja nga seanca e zhvilluar këtë të enjte në GJKKO për çështjen e ish-drejtoreshës së shërbimit informativ shtetëror, Vlora Hyseni. Sipas Ferhatit, Hyseni është vendosur në arrest shtëpie, ndërsa ka theksuar se ajo ka deklaruar që nuk i ka vënë në dispozicion Ergys Agasit materiale me karakter sekret shtetëror.

“U zhvillua verifikimi i kushteve për zbatimin e masës së sigurisë për të tre personat e ekspozuar në këtë procedim penal. Për Vlora Hysenin, ish-drejtoreshën e shërbimit informativ shtetëror, ra masa e pezullimit të ushtrimit të një detyre apo funksioni publik për shkak se ajo është shkarkuar tashmë nga detyra.

Mbeti në fuqi masa e “arrestit në shtëpi”. Zonja Hyseni e ka folur vetë para gjyqtares dhe prokurorëve të SPAK në seancë. Po ashtu edhe avokati i saj Kastriot Selita ka kërkuar një masë më të butë sigurie, por që është refuzuar nga ana e gjykatës.

Nga ana tjetër ajo sipas informacioneve ka deklaruar që nuk i ka dhënë në dispozicion Ergys Agasit materiale të karakterit sekret shtetëror, ndërkohë që bie në kontraditë kjo dhe me deklarimin e saj të premten e kaluar si person në dijeni para se të rendohej pozita e saj penale si person nën hetim dhe vendosje e masës së sigurisë.

Sepse ajo ka ngritur një alibi fillimisht që e ka patur të rekrutuar apo bashkëpunëtor Ergys Agasin, ndërkohë që për dy personat e tjerë është zbuluar edhe se çfarë ë veprimesh konkrete kanë kryer ata në raport me Ergys Agasin.

Ferhati raportoi se, për shefin e laboratorit të policisë shkencore, SPAK dyshon se i ka dërguar Agasit, në kohën kur ky i fundit ishte në arrati, materialet dhe përfundimet që kanë dalë në laborator lidhur me nëntë dokumentet që u sekuestruan në makinën e Agasit në muajin korrik.

Kështu, përpara se SPAK të merrte rezultatet zyrtare nga policia shkencore, Ergys Agasi kishte arritur t’i siguronte ato përmes kontakteve me shefin dhe përgjegjësin e sektorit në Institutin e Policisë Shkencore.

Ndërsa për Embro Sulejmanin, SPAK dyshon se e ka ndihmuar Agasin duke e furnizuar me ushqime gjatë kohës së arratisë së tij. “Kjo ka qenë pak a shumë ajo çfarë ka ndodhur sot në gjykatë me gjithë skandalin në hyrje dhe pompozitetin dhe tentativën për të shantazuar edhe Klodiana Lalën”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Presidenti Baka: OKB përballet me “krizë besimi”

Presidenti i Hungarisë, Andras Baka, ka ngritur alarmin se...

Netanyahu sulmon ashpër Mandanin: Turp të të vijë që shtrembëron faktet

Në një episod të ri të përplasjeve publike, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, për antisemitizëm dhe “shtrembërim të fakteve”. “Turp të të vijë! Turp të të vijë që shtrembëron faktet”, tha Netanyahu. “Turp të të vijë që e përmbys viktimën dhe agresorin. Turp të të vijë […]