Në një episod të ri të përplasjeve publike, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, për antisemitizëm dhe “shtrembërim të fakteve”.
“Turp të të vijë! Turp të të vijë që shtrembëron faktet”, tha Netanyahu.
“Turp të të vijë që e përmbys viktimën dhe agresorin. Turp të të vijë që pështyn në fytyrë të së vërtetës, z. Mamdani. Që kur u zgjodhët kryetar bashkie i këtij qyteti, shumë hebrenj nuk ndihen më të sigurt në Nju Jork. Ata më thonë se ky nuk është qyteti që mbajmë mend”, shtoi ai.
Duke u shprehur në mbrojtje të qëndrimit të Izraelit përgjatë tre viteve të luftës në Gaza, Netanyahu deklaroi: “Ja një e vërtetë e thjeshtë: Izraeli nuk kreu gjenocid. Izraeli parandaloi gjenocidin dhe kjo është pikërisht ajo që miqtë e Hamasit të zotit Mamdani do të na kishin bërë nëse nuk do t’i kishim ndaluar.”
Në të njëjtën kohë, një hetim i pavarur i Kombeve të Bashkuara dhe organizata të të drejtave të njeriut kanë ngritur akuza ndaj Izraelit për gjenocid ndaj palestinezëve gjatë konfliktit në Gaza.
Gjatë deklaratës para nisjes për në Nju Jork, Netanyahu theksoi se vizita e tij në OKB kishte për synim “treguar të vërtetën për ushtarët tanë heroikë dhe unë do të tregoj të vërtetën për ju”.
Më parë gjatë javës, Mamdani kishte ashpërsuar kritikat ndaj Netanyahut duke e quajtur atë kriminel lufte. Megjithëse e kishte kërkuar arrestimin e liderit izraelit gjatë fushatës, Mamdani pranoi se nuk kishte kompetenca të tilla ndërsa Netanyahu vizitonte Nju Jorkun.

