“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

Publikuar me datë:

Juristi Ylli Manjani ka vlerësuar se arrestimi i Ergys Agasit nga organet e drejtësisë ishte i parashikueshëm, duke shtuar se ai nuk do të mund të qëndronte më i lirë.

Sipas Manjanit, kjo ndërhyrje është vetëm fillimi i një procesi të thellë “pastrimi” që do të shtrihet edhe ndaj figurave të tjera me ndikim.

Ai theksoi se ndryshimi i ekuilibrave ka hapur rrugën, siç u shpreh ai, “pastrimit të oborrit”, ku të gjithë personat me lidhje apo ndikim në ngjarjet e fundit do të përballen me të njëjtin fund.

“Nuk po them që kjo zonja e ka ndritur me ato fjalë, patjetër që jo. Por po them që ajo ka pasur një detyrë zyrtare që të ekzekutonte vendimin. SHIK-u ka një detyrë: që në qoftë se gjatë kryerjes së detyrës për ruajtjen e rendit kushtetues sigurohen informacione, dhe gjatë punës për të siguruar informacione gjenden edhe informacione të tjera që lidhen me organet e tjera, ua referon.

Këtë bën SHIK-u, po SHIK-u nuk ekzekuton vendime gjykatash.

Ne nuk dimë asgjë çfarë ka dosja, realisht në dosjen hetimore. Ne dimë vetëm atë që kanë dashur prokurorët të nxjerrin. Që janë muhabetet e seksit edhe të qejfit për me bërë qejf popullin me të. Të kënaqet populli me këtë histori, të shkatërrojnë familje. Të bëjnë këtë histori që vazhdojnë e bëjnë ata. Edhe unë do të vazhdoj të qëndroj fort te kjo gjë: Turp dhe faqja e zezë! Turp, shumë turp! Se ligji s’ju bën më fajde juve. Turp dhe faqe e zezë kushdo qoftë ai apo ajo që e ka bërë këtë, ka nxjerrë, ka ekstraktuar materiale të tilla sensitive të jetës private që duhet t’i ruajë prokurori si sytë e ballit, t’i nxjerrin në pazar për të bërë gjyqin, kjo është metodë hitleriane e hetimit!

Orët e Ergysit në lirinë e tij kishin mbaruar. Kjo ishte shumë e kuptueshme, kishin mbaruar. Nuk do t’i shkonte më ajo punë, do t’i vinte momenti siç i erdhi momenti dhe siç do t’i vijë momenti gjithë të tjerëve.

Ajo është shenja. Po themi, me sa duket është vënë detyra që tashti do pastrohet territori, do pastrohet oborri.

Edhe në botën e sotme, pavarësisht se këta s’janë zyrtarë shteti, Gysi në këtë rast, të gjithë të tjerët që kanë ndihmuar, kanë kontribuar, kanë qenë miq, kanë pasur relacione, kanë pasur atë që kanë pasur, sigurisht do bien, do ikin të gjithë. Mirë ai që s’e kupton, kush e kuptoi dha dorëheqjen e doli butë nga loja.

Gjithë të tjerët që kanë bërë sikur janë më të rëndësishëm, që fikën e ndezën radarin. Kjo çfarë radari ka kjo? Ka faqen e zezë! Ku ka radar aty? Është faqja e zezë! Më çfarë radari kanë këta tashti? Le se na çuditën”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Netanyahu sulmon ashpër Mandanin: Turp të të vijë që shtrembëron faktet

Në një episod të ri të përplasjeve publike, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, për antisemitizëm dhe “shtrembërim të fakteve”. “Turp të të vijë! Turp të të vijë që shtrembëron faktet”, tha Netanyahu. “Turp të të vijë që e përmbys viktimën dhe agresorin. Turp të të vijë […]

Gazetari zbulon deklaratat në GJKKO: Vlora Hyseni mohon Agasin

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë informacione...

Zjarri në Borizanë, digjet sipërfaqja me pemtari

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e sotme pranë fshatit Borizanë në zonën e Krujës, duke përfshirë sipërfaqe me pemëtari. Forcat zjarrfikëse të Krujës ndodhen aktualisht në terren, duke punuar për të izoluar dhe shuar flakët, me synim të ndalojnë përhapjen e zjarrit në zona të tjera. Nuk janë bërë ende të ditura arsyet që çuan […]