Shantazhi ndaj Klodiana Lalës, reagon Asociacioni i Gazetarëve: Dënojmë me termat më të ashpër sulmet e Hysenit, ish-shefja e SHISH të japë llogari para drejtësisë

Publikuar me datë:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar ashpër pas deklaratave dhe sulmeve të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares së News24, Klodiana Lala, duke i cilësuar ato si shantazh ndaj medias dhe duke kërkuar ndërhyrjen e SPAK-ut.

AGSH shprehet se një person që është nën hetim nga drejtësia duhet të japë llogari përpara organeve kompetente, ndërsa thekson se presioni apo shantazhi ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohet.

Asociacioni i bën thirrje Hysenit që të tërheqë menjëherë deklaratat e saj, ndërsa i kërkon Strukturës së Posaçme të trajtojë me seriozitet episodin e pretenduar të shantazhit ndaj gazetares.

REAGIMI
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon me termat më të ashpër shantazhin dhe sulmet e të dyshuarës së SPAK, ish-shefes së SHISH Vlora Hyseni ndaj gazetares Klodiana Lala.
Çdo i dyshuar i drejtësisë duhet të janë llogari vetëm përpara drejtësisë ndërsa shantazhet ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohen.
AGSH i bën thirrje Zonjës Hyseni që të tërheqë menjëherë deklaratat e saj ndërsa e nxisim Strukturën e Posaçme që të shikojë me seriozitet këtë episod shantazhi nga ana e saj ndaj një gazetareje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Shkodra ka plot dashuri”, humor dhe muzikë në skenën e “Migjenit”

Teatri “Migjeni” në Shkodër ka pritur premierën e varietetes...

Lezhë/ Zbardhet emri i të plagosurit me armë zjarri në Manati, në gjendje shumë të rëndë

Zbardhet identiteti i personit të plagosur me armë zjarri...