LDK nominon Osmanin për presidente, Abdixhiku kandidat për kryeministër

Publikuar me datë:

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të kryesojë listën e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Kryesia e LDK-së miratoi gjithashtu propozimin që Osmani të jetë kandidate e kësaj force për një mandat tjetër si presidente e republikës, ndërsa kryetarin e saj, Lumir Abdixhikun, e nominoi si kandidat për kryeministër.

“Është një momentum historik për LDK-në, këtë duhet ta kuptoni. Dhe po përpiqem edhe unë që në këtë momentum t’i afrojmë të gjithë, pavarësisht dallimeve që mund t’i kemi. Kemi një shtëpi të madhe, kemi qëllim shumë të përbashkët”.

Më tej ai shtoi se për këtë qëllim LDK do të vijojë përpjekjet që të afrojë çdo individ dhe faktor.

“Po përpiqemi deri të martën që të bëjmë bashkimin e të gjithë atyre që duan të jenë pjesë e kësaj gare dhe në këtë drejtim s’kemi përjashtime për askënd. Do të kemi një listë përfaqësuese të zgjeruar”.

LDK do të organizojë të dielën pasdite një tubim kombëtar bashkues, ku për herë të parë, pas rikthimit në këtë forcë politike, do të mbajë një fjalë edhe Vjosa Osmani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...