‘Sa shumë gjëra na kanë bërë, por do ia hedhim o zemër’/ Zbardhen të tjera biseda mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

Publikuar me datë:

Syri Televizion mëson detaje të reja nga dosja e drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se ka përkrahur Ergys Agasin për të qëndruar në arrati. Nga komunikimet sipas SPAK, rezulton një lidhjeje personale dhe e vazhdueshme, e cila ka vijuar edhe gjatë kohës kur Agasi ka qenë i shpallur në kërkim për dosjen e AKSHI-t. Sipas hetimeve, Hyseni përfshihej direkt në interesat e Agasit kundrejt organeve të drejtësisë që po e ndiqnin penalisht

“Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë.”

Këto komunikime tregojnë gatishmërinë e saj për t’i qëndruar pranë e për ta ndihmuar duke vënë në dispozicion funksionin e saj zyrtar me të gjitha mjetet, ku krijohet dyshimi i arsyeshëm se nuk është vetëm çështje solidariteti

Në një bisedë mes tyre, para arrestimit të Ergys Agasi, Hyseni i shkruan, “Çfarë na bëne o Zot”, që sipas SPAK përbëjnë shkelje të rëndë të detyrës. Vlora Hyseni, tregon se do të takohet me Kryeministrin dhe sa kohë do rrijë tek ai: “Po me presin me shku te km… Jo mo zemër unë një orë nuk rri me shume me atë”.

Në një tjetër episod të muajit gusht, Hyseni shkruan Agasit “Neser duhet ta takoj km ne 8.30”. Veç kësaj i jep informacion edhe për itinerarin, natyrën e takimit dhe partnerët ndërkombëtarë me të cilët do takohet: “Me doli nje takim urgjent… Me sauditët… Kthehem nesër në KS prapë”.

Por jo vetëm kaq, Hyseni njoftonte pothuajse çdo takim e temë diskutimi.

“Skënderi me thirri me u taku te hënën … (Skënder Hita Drejtori i Përgjithshëm i Policisë). Te shpresojm qe e ka porosit Kryeministri…”

Duket se kryeagjentja e SHISH bën gjithçka për të shpëtuar jo vetëm Agasin por edhe veten e saj ku nga komunikimet duket se ka nuhatur rrezikun, por problemi më i madh për të është koha.

“Sa sh gjera na kanë bërë ne…. Të gjitha shpirt… O shpirt. Kjo është një situate që do ja hedhim… Problemi eshte koha… Sa konsistenc kemi…”

Ata flasin edhe për emërime të nivelit të lartë

Në vijim të komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi, “Taulant Balla kryetar kuvendi… Kështu janë infot… Bela me Taon shoku” (nënkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related