Gjergj Meta fton Papën Leoni XIV në Shqipëri: “E ftova të vijë edhe në Mirditë”

Publikuar me datë:

Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta, ka përcjellë në Vatikan një ftesë për Papën Leoni XIV që të vizitojë Shqipërinë, duke i kërkuar që gjatë një vizite të mundshme të ndalet edhe në Mirditë.

Ftesa është bërë gjatë audiencës private që Papa i akordoi ipeshkvit të Rrëshenit më 19 shtator, në Vatikan. Pas takimit, Imzot Gjergj Meta ka rrëfyer emocionet e këtij takimi dhe bisedën me Atin e Shenjtë.

“Ndjeva shumë dashuri, afërsi nga ana e Atit të Shenjtë”, ka treguar ai, duke ndarë disa nga momentet e takimit.

Sipas Imzot Metës, gjatë bisedës me Papën ai e ka ftuar të vizitojë Shqipërinë, ndërsa ftesën e ka shtrirë edhe për Mirditën, dioqeza që ai drejton.

Takimi në Vatikan zhvillohet pak javë përpara vizitës ad limina apostolorum, gjatë së cilës ipeshkvijtë shqiptarë pritet të shkojnë në Selinë e Shenjtë në fund të tetorit.

Kjo vizitë është një moment i rëndësishëm për hierarkinë katolike shqiptare, pasi ipeshkvijtë do të paraqesin pranë Papës dhe dikastereve të Vatikanit një pasqyrë të situatës së Kishës Katolike në Shqipëri, jetës së besimtarëve dhe sfidave me të cilat ajo përballet.

Në këtë kuadër, takimi i 19 shtatorit ka shërbyer edhe si një mundësi për të përcjellë te Papa Leoni XIV dëshirën që ai të vizitojë Shqipërinë.

Tashmë, ftesa është bërë. Mbetet për t’u parë nëse ajo do të marrë një përgjigje pozitive dhe nëse Papa Leoni XIV do të vizitojë Shqipërinë, me një ndalesë të mundshme edhe në Mirditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA: Të gjitha linjat ajrore të Iranit do të mbyllen në të gjithë botën deri më 23 shtator

Të gjitha linjat ajrore komerciale iraniane do të ndalojnë...

Këshilli i Matit miraton shkrirjen e Bashkisë Klos, 14 vota pro bashkimit

Këshilli Bashkiak i Matit ka miratuar këtë të hënë...

Përkeqësohet situata në Shushicë të Vlorës/ Era favorizon flakët, shefi i zjarrfikëses: Rrezikohen banesa

Situata vijon të mbetet shqetësuese në Njësinë Administrative Shushicë,...