Bardhi: “Rama u takua me Agasin para arrestimit të tij. Kryeministri ka një CV të pasur me skandale, por heshti për…

Publikuar me datë:

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për një takim me Ergys Agasin para arrestimit të këtij të fundit, duke ngritur akuza të rënda ndaj drejtuesit të qeverisë.

“Edi Rama ka një CV të pasur me skandale, por në mesnatën e së enjtës, heshti për takimet me persona në kërkim nga drejtësia.
Kryeministri i Shqipërisë është takuar me Ergys Agasin përpara arrestimit të tij, ndërkohë që Agasi ishte person në kërkim nga drejtësia dhe policia. Kur ia thashë këtë fakt, Edi Rama ishte në Parlament, por heshti. Dhe vazhdon deri më sot të heshtë”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

Ergys Agasi u ndalua nga Policia e Shtetit më 26 gusht në Durrës, në një operacion të koordinuar me SPAK. Mediat në atë periudhë kanë raportuar se ai ishte në kërkim, ndërsa arrestimi lidhej me hetimin mbi dosjen e AKSHI-t.

Bardhi e ka paraqitur pretendimin për një takim mes Ramës dhe Agasit si një çështje që kërkon transparencë publike. Ai ka theksuar më herët se procesi i hetimit ndaj Agasit duhet të hedhë dritë edhe mbi mënyrat e ushtrimit të pushtetit dhe raportet gjatë periudhës së qeverisjes së Ramës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kontrolle të shtuara në rrugët e qarkut Shkodër për rritjen e sigurisë rrugore

Gjatë dy javëve të fundit, kontrollet me radarë, dronë...

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, nëna dhe djali nisen me urgjencë drejt Tiranës

Pak minuta më parë është regjistruar një aksident automobilistik...

Dibër/ Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

Një 22-vjeçare është mbytur në lumin Drini i Zi,...