Pak minuta më parë është regjistruar një aksident automobilistik në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, në zonën e njohur si Melan.
Burime bëjnë me dije se viktimat janë një nënë dhe djali i saj, banorë të Kukësit, të cilët po udhëtonin me të njëjtin automjet. Të lënduarit kanë marrë menjëherë ndihmën e parë në spitalin e Peshkopisë, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore janë transportuar me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
Për momentin, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me mënyrën se si ndodhi aksidenti.

