Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, deklaroi se me dënimin 25-vjeçar të shqiptuar nga Gjykata Speciale në Hagë, ekziston mundësia që babai i tij, tashmë 76 vjeç, të mos e përjetojë lirinë në përfundim të këtij dënimi. Këto komente i bëri gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Review” me Greta Topjanën.
Ai vlerësoi fuqishëm përkrahjen që qytetarët kanë shfaqur përmes protestës, duke theksuar se, sipas tij, populli ka vendosur të pafajësinë e ish-drejtuesve të UÇK-së.
“Mbështetja në protestë është një motiv i madh. Populli i ka shpallur të pafajshëm dhe ata janë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Momenti i vendimit ka qenë shumë i rëndë. Babain e kam vizituar dhe ai ka një vullnet të fortë. Jam shumë krenar për të dhe ne ia kemi forcuar edhe mua. Jemi krenarë për të gjithë secilin prej tyre. 25 vite janë një dënim shumë i rëndë. Babai është 76 vjeç dhe momenti kur i përfundon ky dënim mundet të mos jetë gjallë. Jemi krenarë për të, sepse kemi 20 vjet të lirë që mund të mos i kishim pa luftën e UÇK-së”, u shpreh Altin Krasniqi.

